​Hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Aktuale

​Hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Më: 26 mars 2025 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Gjykata Supreme e Kosovës i refuzoi si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor.

Rrjedhimit, kjo i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Supremja refuzoi të martën ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë demokratike të Ashkalinjve.

“Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, janë refuzuar si të pabazuara”, thuhet në faqen zyrtare të gjykatës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat