Masakra e Padalishtës: Forcat serbe ekzekutuan 19 anëtarë të familjes Ymeraj

Aktuale

Masakra e Padalishtës: Forcat serbe ekzekutuan 19 anëtarë të familjes Ymeraj

Më: 26 mars 2025 Në ora: 20:56
Masakra e Padalishtës

Historia e Hyrë Imeraj është një dëshmi e dhimbjes dhe tragjedisë që shumë familje kanë përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Hyrë Imeraj e ka të vështirë ta fsheh mërzinë kur flet për të birin, Muhametin.

Atë ia vranë serbët 26 vjet më parë, bashkë me bashkëshortin, krahas 17 pjesëtarëve të tjerë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 gra e 5 fëmijë.

Krejt ngjarjen e tmerrshme, nëna Hyrë e ka para syve edhe sot kur po shënohet përvjetori i masakrës së Padalishtës së Skënderajt.

Detajet i gjeni në kronikën në vijim:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat