Vrasja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plagosur

Aktuale

Vrasja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plagosur

Më: 27 mars 2025 Në ora: 15:16
Xuxi

Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë.

Pas mbërritjes në QKUK, Naser Gashi ka ndërruar jetë, ndërsa Miftar Miftari ka mbetur i plagosur.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja, kishte edhe disa persona të tjerë, përfshirë Xuxin, këngëtar dhe personazh i njohur nga BBVK.

Ai i ftuar në emisionin “Kosova Today”, tha se ishte në tavolinë me një nga të plagosurit.

“Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngritë në këmbë të ikte dhe e ka marrë plumbin”, tha Xuxi.

Ndiqni detajet, në video

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat