Kjo është ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Kjo është ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës

Më: 27 mars 2025 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve, LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat