Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e Zyrës për çregjistrimin e dy partive politike: Partisë Republikane për Ndryshime dhe Shpresës Demokrate, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, tha se Shpresa Demokrate dhe Partia Republikane për Ndryshime nuk kanë dorëzuar raportet vjetore financiare në Zyrë, as pas afatit shtesë prej 15 ditësh.
“Duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 1.2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe në Rregullën nr. 01/2024 mbi Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike neni 6, partia politike e regjistruar duhet të dorëzoje formularin për vazhdimin e regjistrimit të saj, në formë elektronike ose ne formë fizike të nënshkruar, jo më vonë se 31 marsi i vitit kalendarik. Meqenëse data 31 mars 2025 ishte festë zyrtare (dita e hënë) sipas nënparagrafit 4 të nenit 81 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, afati për dorëzimin e formularit të regjistrimit është shtyrë deri më 01 prill 2025.
Dy partitë politike kane qenë të pezulluara për shkak të mosdorëzimit të raportit vjetor financiar për vitin 2024. Prandaj, duke u bazuar në paragrafin 17 të nenit 15 të Rregullores nr. 06/2024 për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen Financiare të Subjekteve Politike dhe sipas vendimit të KQZ-së të datës 19.03.2025, partitë “Shpresa Demokrate” (me nr.vendimi 01/748-2025) dhe “Partia Republikane për Ndryshime” (me nr.vendimi 01/748-2025) nuk kanë dorëzuar raportin vjetor financiar në Zyrë, as dhe pas afatit shtesë prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. Kur bëhet fjalë që është diçka e rendësishme zyra ka komunikim të vazhdueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për çregjistrim të partive politike”, tha Buzhala.
“Mendoj që subjektet politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend e as nuk kanë përfaqësues zyra duhet të ketë komunikim më ndryshe me këta. Duke qenë e nevojshme që subjektet të funksionojnë do të votoj kundër çregjistrimittëi këtyre subjekteve politike. Duhet të ndërrohet qasja “, tha Selmanaj.