Mustafa: LDK duhet të ketë pozicionin e kryeministrit, s’ka bllok opozitar

Aktuale

Mustafa: LDK duhet të ketë pozicionin e kryeministrit, s’ka bllok opozitar

Më: 3 prill 2025 Në ora: 21:07
Besian Mustafa

Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësinë e formimit të një qeverie nga partia e tij. Ai u shpreh se LDK-ja duhet të ketë pozicionin e kryeministrit për të siguruar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të realizuar programin e saj.

Në një prononcim për media, Mustafa tha se ky është një qëndrim i qartë publik i partisë dhe se nuk mund të konsiderohet si kusht, por si një pritje e arsyeshme.

Ai tha se LDK-ja ka garuar me një program të qartë, “Rruga e Re”, dhe se për të siguruar realizimin e tij, është e domosdoshme që partia të ketë pozicionin e Kryeministrit.

Sipas Mustafës, LDK-ja është e përkushtuar për një qeveri stabile dhe afatgjatë, që të mund të realizojë një mandat plot 4 vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat