LDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kunjufcës për takimin e 8 prillit

Aktuale

LDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kunjufcës për takimin e 8 prillit

Më: 4 prill 2025 Në ora: 16:30
Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dërgojë një përfaqësues në takimin e thirrur nga Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 8 prill 2025 do të mbledhë kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të përgatitur rendin e ditës për seancën konstituive.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha për median se partia e tij do të dërgojë një përfaqësues, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

“Është e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, do dërgojmë një përfaqësues nga LDK”, deklaroi Mustafa.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat