Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Aktuale

Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Më: 5 prill 2025 Në ora: 09:38
Haradinaj dhe Fetnete Ramosaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Fetnete Ramosaj, në 6-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj thotë se Fetnetja ishte zë i UÇK-së, si dhe mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë.

“Në 6-vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me nder heroinën Fetnete Ramosaj. Zëri i UÇK-së, mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë, trimërisht deri në frymën e fundit”.

“Gratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka. Krenari e mirënjohje!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat