​Haxhiu: Qeverinë e bëjmë ne ose shkojmë në zgjedhje

Aktuale

​Haxhiu: Qeverinë e bëjmë ne ose shkojmë në zgjedhje

Më: 8 prill 2025 Në ora: 13:32
Albulena Haxhiu

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se qeverinë e ardhshme e formon Lëvizja Vetëvendosje ose shkohet në zgjedhje të reja.

Ajo e përjashtoi mundësinë që ekzekutivin e ardhshëm ta formojnë partitë të tjera nëse LVV-ja dështon ta bëjë një gjë të tillë.

Haxhiu pas takimit konsultativ në Kuvend, në lidhje me seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, tha se deri tani e vetmja gjë që dihet është emri i kryeministrit, ndërkaq emrat e bartësve të tjerë të institucioneve nuk dihen.

“Ajo çka dihet deri tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë bartës të institucioneve. Ose e bëjmë qeverinë ne, ose shkojmë në zgjedhje”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat