Nënshkruhet marrëveshja për revitalizimin e Pallatit të Rinisë e Sportit

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për revitalizimin e Pallatit të Rinisë e Sportit

Më: 10 prill 2025 Në ora: 21:51
Ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investimeve (EIB Global) dhe Ndërmarrjen Lokale Publike “Pallati i Rinisë”- si partnere e MKRS, për mbështetjen teknike në vlerë prej 500 mijë euro për hartim të projektit të revitalizimit të plotë të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, përfshirë këtu edhe sallën e djegur.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku në një postim në Facebook, teksa ka thënë se “Pallati i Rinisë dhe Sporteve po bëhet”.

“Kjo marrëveshje hap rrugën drejt financimit të plotë për rinovimin, modernizimin dhe funksionalizim e këtij kompleksi ikonik– aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një qendër bashkëkohore dhe multifunksionale, të gatshme për të mirëpritur Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat