Kimete Berisha, një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe ironikë në opinionin publik shqiptar, ka shpërndarë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke ndërlidhur përvojën e saj si vajzë e vogël me realitetin e sotëm politik dhe mënyrën sesi gratë shpesh injorohen apo margjinalizohen në diskursin publik.
“Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe kreativitetin e tyre,” shkruan ajo, teksa rrëfen një episod të hershëm kur kishte dëgjuar dy gra duke u fjalosur me ndjenjë dhe pa nervozizëm, sikur recitonin poezi.
Ky kujtim i fëmijërisë e ka ndikuar aq shumë, sa sipas saj, e ka bërë të zgjedhë që në jetë të mos fjaloset. Por jo të gjithë kanë këtë përmbajtje.
Shkrimi i plotë:
Intriganti!
- Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe me kreativitetin e tyre.
- Një herë, si vajzë e vogël, duke u kthyer nga shkolla, i kam dëgjuar dy gra
duke u fjalosur njëra me tjetrën...
- Ato fjaloseshin me zë të mbytur, në off, pa u nervozuar...pa ndjenja.
Thuajse po e recitonin të vetmen poezi që e dinin.
- S'lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, por 'luftën' e fitoi ajo që
në fund i tha shoqes: Ani pra, të....burri jem'.
- Ky besoj ka qenë ai momenti vendimtar për mua që në jetë të mos fjalosem, prandaj kam mbetur batall, as nuk di të fjalosem.
- Ama, me Ramush Haradinajn nuk ka grua që mund të shtyhet. As ajo gruaja...
- Viktimat e ofendimeve dhe sharjeve të tij kryesisht e injorojnë, se sikur edhe ata të pranonin të hynin në fjalë me të, ish harruar ajo gruaja....
- E ky kujton se ata nuk e injorojnë, por i tutën. Prandaj, nuk ndalet.
Sipas tij:
- 'Hashim Thaçi ka qenë turist në UÇK'.
- 'Fatmir Limaj është tradhtar'.
Thuajse e ka 'nuse' Fatmirin, që duhet t'i rri pip këtij....dhe besnik budallallëkut të tij.
- 'Isa Mustafa është keqpërdorues i tre përqindëshit'...
- Ama, Isa Mustafa (të fala nga unë, sepse është i vetmi politkan i qytetëruar që anipse kam shkruar për të, më ka ndjekur në Facebook)...
- Pra, anipse paqësor dhe intelektual, Isa Mustafa ia ka pas kthyer dhe mbyllur gojën...
ia pat përmendur Radoniqin.
P.S. Ky domethënë ka qenë Hero!
....S'di a ia ka parë dikush heroizmin dhe as që më intereson,
veç e di se në politikë kurrë nuk kam parë mashkull më intrigant dhe më ngatërrestar. ...
njëfarë pseudogebelsi i çuditshëm!
- I ka treguar dikush se rrena, duke e përsëritur bëhet e vërtetë...
ama ajo kohë ka kaluar...
nuk jemi shoqëri e mbyllur...sepse vërtetohet menjëherë a është dikush tradhtar a jo...!
- Për të qenë propagandues duhet ta kesh një popull që jeton në terr informativ, e nuk e ke.
- Prandaj, je si ajo gruaja...'Të...burri jem'