Veton Berisha thotë se do të votojë për kryeparlamentarin

Aktuale

Veton Berisha thotë se do të votojë për kryeparlamentarin

Më: 15 prill 2025 Në ora: 10:19
Veton Berisha

Kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se do të mbështesë secilin kandidat që do ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar.

Sa i përket mbështetjes së Qeverisë nga LVV-ja, Berisha tha se “ende nuk kemi marrëveshje”.

“Ne jemi për të ndërtuar institucionet e Kosovës.

Pastaj shohim se si do të veprojmë”, tha ai duke iu referuar mbështetjes për ekzekutivin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat