Peci: Opozita dhe Lista Serbe pamundësuan konstituimin e Kuvendit

Aktuale

Peci: Opozita dhe Lista Serbe pamundësuan konstituimin e Kuvendit

Më: 15 prill 2025 Në ora: 12:52
Faton Peci

Ish-ministri Faton Peci, tani deputet i zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se konstituimin e Kuvendit të Kosovës e pamundësuan:

Lista Serbe dhe partitë opozitare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues dhe ligjor dhe të rregullores së punës së Kuvendit nuk është e paraparë dhe e definuar dhe, rrjedhimisht, kryesuesi i seancës së sotme ka vendosur që për një situatë të tillë të re, t’i drejtohet Presidentes së Kosovës”, tha Peci pas ndërprerjes së seancës.

Peci tha se tani është në diskrecionin e presidentes Vjosa Osmani të kthej një përgjigje ose t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat