Gazetari i medias gjermane reagon pas ndërprerjes së seancës konstituive: Hera e parë që ndodh një gjë e tillë, tani fillon…

Aktuale

Gazetari i medias gjermane reagon pas ndërprerjes së seancës konstituive: Hera e parë që ndodh një gjë e tillë, tani fillon…

Nga: A.M. Më: 15 prill 2025 Në ora: 13:08
Kuvendi i Kosovës. 15 prill 2025.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, pas një pauze të shkurtër ka ndërprerë seancën, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

E për këtë, përmes një postimi në Facebook ka reaguar gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani.

Ai tha se është hera e parë në histori të parlamentit që ndërpritet seanca, pa u treguar arsyeja.

“…tani fillon një lojë juridike, sepse kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se do t'i drejtohet Presidentes Osmani dhe do ta njoftojë, por nuk tha se pse po e ndërpren seancën. Sidoqoftë tani duket se topi po hidhet tek presidentja, por as kjo nuk është e qartë se si do të vendoset.

Sidoqoftë, lojërat mes partive të pozitës dhe opozitës filluan dhe tani nuk dihet sakt si do të vazhdohet më tutje!”, shkroi Cani, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ndërpritet seacna e Kuvendit, po nuk u tha pse u ndërpre kjo seancë, që është hera e parë që ndodh diçka e tillë në historinë parlamentare të këtij vendi. Nuk ka as betim të deputetëve, e si pasojë nuk ka as zgjedhje të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre, pasi që nuk u votua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve. Për këtë raport votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Nismës Socaldemokrate. Raprotin e kanë votuar vetëm 52 deputetë. Ndërsa opozita dhe Lista Serbe ishin kundër.

Mosmarrëveshjet janë për shkak se opozita kërkon dorëheqjen e të gjithë ministrave të qeverisë, ndërsa dorëheqje ka dhënë vetëm kryeministri Kurti... Përfaqësuesit e LVV akuzuan opozitën për bllokadë, ndërsa opozita thotë se pa dorëheqjen e të gjithë ministrave nuk ka votim të raportit, sepse ministrat nuk mund të betohen si deputetë pa dhënë dorëheqje. Memli Kasniqi tha se ata nuk mund të jenë edhe ministra dhe deputetë, sepse është kundër Kushtetutës.

Sidoqoftë, tani fillon një lojë juridike, sepse kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se do t'i drejtohet Presidentes Osmani dhe do ta njoftojë, por nuk tha se pse po e ndërpren seancën. Sidoqoftë tani duket se topi po hidhet tek presidentja, por as kjo nuk është e qartë se si do të vendoset.

Sidoqoftë, lojërat mes partive të pozitës dhe opozitës filluan dhe tani nuk dihet sakt si do të vazhdohet më tutje!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat