Analisti Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me dështimin e mbajtes së seancës për betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës u shënua nga një situatë absurde: Albin Kurti dha dorëheqje, por opozita pretendon se "nuk ka dhënë mjaftueshëm".
Sipas tij nga frika se mund të humbin deputetë ose të zgjidhet Qeveria e re, opozita po e shtyn konstituimin e Kuvendit.
AI ironizon me PDK duke thënë se u vetëfestua me një foto “PDK - 24”, duke nënvizuar se nuk i është larguar asnjë deputet – një gëzim simbolik në një klimë të paqartë politike.
Postimi i plotë:
E përcolla me vëmendje Kuvendin dhe prononcimet.
Albini ka dhon dorëheqje. Opozitës s'po i doket që ka dhonë mjaftushëm. 🤷♂️ Situatë ma absurde s'di që ka pasë najherë në jetën tonë publike. Opozita prej tutës që kanë me iu ikë deputetët, ose me u zgjedhë Qeveria, po e shtyjnë konstituimin e Kuvendit mos helbete po ndodh najsen ndërkohë.
Ma e forta ke gëzimi i PDK-së me një postim të një fotoje në Kuvend me titullin "PDK - 24", me demek asnjë deputetë s'na e ka marrë 😅