Po kërkon seancë, Bajqinovci për Abdixhikun: Si duket është bërë pishman, tani kërkon të betohet si deputet

Aktuale

Po kërkon seancë, Bajqinovci për Abdixhikun: Si duket është bërë pishman, tani kërkon të betohet si deputet

Nga: A.SH Më: 16 prill 2025 Në ora: 13:05
Mefail Bajqinovci

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes, ka kritikuar ashpër veprimet e Lumir Abdixhikut, i cili më parë refuzoi mandatet e deputetëve dhe tani duket se është bërë pishman për vendimin e tij.

Bajqinovci e quan këtë një "autogol politik", duke theksuar se Abdixhiku tani mund të kërkojë të betohet si deputet, pikërisht atë mandat që ai vetë e hodhi poshtë.

Qytetarët kanë kuptuar tashmë se kush po e bllokon punën e Kuvendit dhe se kush është përgjegjës për këtë situatë", tha Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Lumiri, pasi i bllokoi dhe refuzoi mandatet e deputetit, tani si duket është bërë pishman. Autogoli i tij politik është mëse i qartë, ndërsa tani me gjasë po kërkon të betohet si deputet, pikërisht atë mandat qe vetë e hodhi poshtë!

Qytetarët e kanë kuptuar tashmë qartë se kush po e bllokon Kuvendin e Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat