Kjo është përgjigja e kryeministrit Kurti, kur pyetet nëse i ka votat për qeveri

Aktuale

Kjo është përgjigja e kryeministrit Kurti, kur pyetet nëse i ka votat për qeveri

Më: 18 prill 2025 Në ora: 12:11
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, s’ka treguar nëse i ka votat e nevojshme për vazhdimin e seancës konstituive nesër në Kuvend.

I pyetur nga gazetarët sot, Kurti u bë si i painteresuar për temën.

“Ajo është nesër a po?”, tha ai.

Këtë deklaratë ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në seancën e djeshme nuk u arrrit konstituimi i Legjislaturës së Nëntë pasi PDK, LDK dhe AAK thanë se nuk kanë ndërruar qëndrim, ndërsa raporti i Komisionit për kuorumin dhe verifikimin e mandateve nuk u hodh as në votim nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.

Seanca e radhës është caktuar për nesër në orën 12:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat