Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.
Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan.
Kurse, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.
Seanca shkoi në pauzë pas këtyre zhvillimeve.