Këshilltari i Fatmir Limajt, Albert Maxhuni, i ka reaguar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit pati deklarata të njëpasnjëshme kundër Limajt.
Përmes një postimi në Facebook, Maxhuni ka thënë se ishin përfaqësuesit e Nismës në Kuvend që e kishin ndihmuar atë të bëhet kryeministër, shkruan Insajderi.
“Le t’i kujtojë dikush z. Haradinaj se fjala e Limajt dhe votat e NISMA-s e bënë Kryeministër në vitin 2017, ndërsa ai, si “mirënjohës”, e rrëzoi Qeverinë pa u konsultuar me partnerët (për dorëheqjen u njoftuam vetëm në mbledhje të Qeverisë).
Ndërsa në vitin 2019, e la NISMËN pa grup parlamentar”, thuhet në postimin e Maxhunit në Facebook.