Pyetet se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, Emilja Rexhepi: Ndoshta…

Aktuale

Pyetet se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, Emilja Rexhepi: Ndoshta…

Më: 23 prill 2025 Në ora: 10:29
Emilja Rexhepi

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj.

E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”.

Rexhepi, javën e kaluar  përpos votës për kryeparlamentarin kishte thënë  se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re.

E cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat