Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati nuk tregoi nëse do të hidhet sot në votim kryeparlamentari, për çka tha se i takon kryesuesit. Ai pas takimit konsultativ të ftuar nga Avni Dehari, tha se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të partive opozitare.
Murati tha se propozimi më i denjë është Albulena Haxhiu. Tutje ai deklaroi se konstituimi i Kuvendit sipas Kushtetutës është proces i veçantë ndërsa votimi i qeverisë i takon mandatarit që brenda pesëmbëdhjetë ditëve që të sigurohet shumica e nevojshme.
Murati: Qëndrimet e partive nga konsultimet ishin të njëjta
“Ne pak më herët kishim një takim të radhës konsultativ i thirrur nga kryesuesi i seancës deputeti Dehari, ideja ishte që ngjashëm sikur herën e kaluar që arritëm një konsensus që të lëvizëm tutje drejt procesit të konstituimit të Kuvendit sepse mos të harrojmë vazhdojmë të jemi në seancën konstituive siç e parasheh kushtetuta, ideja ishte që bashkë me partitë tjera opozitare të dakordohemi për një konsensus përpara që të ketë një zhbllokadë, sepse siç e dini në fillim kishte një taktizim ku u votua kundër për verifikimin e mandatit ndërsa tani nuk po votohet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, në këtë rast propozimin e subjektit fitues Albulena Haxhiun, qëndrimet me sa pamë nga konsultimet ishin deklrativisht të njëjta… Kushtetuta ka paraparë që konstituimi i Kuvendit të jetë proces i veçantë, ndërkaq votimi i qeverisë i takon mandatarit, dhe janë pesëmbëdhjetë ditë që të sigurohet shumica e nevojshme”, tha ai.