Agim Bahtiri ia çon një shishe qumështi për fëmijë Paris Gurit

Aktuale

Agim Bahtiri ia çon një shishe qumështi për fëmijë Paris Gurit

Më: 25 prill 2025 Në ora: 10:59
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK’së, Paris Gurit, dhe i ka dhënë një shishe qumështi për fëmijë.

Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për Kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV’ja.

Në momentin e kapur nga media, shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij.

Guri pastaj i kthehet duke i thënë “e harrove këtu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat