Kusari: Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit, po afrohet data e zgjedhjeve

Aktuale

Kusari: Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit, po afrohet data e zgjedhjeve

Më: 25 prill 2025 Në ora: 11:33
Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë duke u afruar drejt përfundimit.

Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel.

“Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel.

Mund të jetë edhe neser. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi. Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha |Kusari-Lila. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat