Kurti merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan

Aktuale

Kurti merr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan

Më: 26 prill 2025 Në ora: 09:45
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.

Ndryshe sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore për Papa Françeskun.

Ai ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, që përfshinte një infeksion respirator dhe komplikime kardiake.

Në funeralin e Papës Françesku pritet të marrin pjesë mbi 50 liderë botërorë ndër ta edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, si edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat