​Haradinaj tregon nëse do ta pranonte një ftesë nga Kurti për takim

Aktuale

​Haradinaj tregon nëse do ta pranonte një ftesë nga Kurti për takim

Më: 29 prill 2025 Në ora: 10:35
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk ka ndryshim nga seancat e mëhershme, nëse nuk ndryshohet propozimi për kryeparlamentar.

Para fillimit të seancës konstituive, Haradinaj tha se duhet të propozohen kandidatë të tjerë unifikues.

Haradinaj: Nuk ka asnjë ndryshim nga seancat e mëhershme

“Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim nga seancat e mëhershme, sikurse e dini kemi dhënë një zgjidhje që të propozohen kandidatë tjerë unifikues. Nëse kjo ndodhë, me siguri se sot do të votohet nëse ndërrohet kandidati në këtë rast kandidatja. Nëse jo po më duket se do të jemi në situatë të njëjtë”, deklaroi Haradinaj.

Derisa u pyet se a do të takohej me Albin Kurtin nëse e fton në takim, Haradinaj tha se nuk e beson.

Haradinaj: Personalisht jo, Kadrijaj ka autorizim të konsultohet me Avni Deharin

“Personalisht jo, zonja Time Kadrijaj që është nënkryetare e Aleancës, ka autorizim prej meje prej kryesisë që të konsultohet me zotëri Deharin, ai i cili po udhëheq me seancën... Jo, nuk po e besoj”, u shpreh ai.

Në vazhdimin e seancës së sotme konstituive do të tentohet për herë të tetë të konstituimi i plotë i kuvendit dhe votimi për herë të gjashtë të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat