Seanca konstituive vazhdon të enjten në ora 10:00

Aktuale

Seanca konstituive vazhdon të enjten në ora 10:00

Më: 29 prill 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Pasi Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhet kryetare e kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahen më 1 maj në ora 10:00.

“Shihemi të enjten më 1 maj, në ora 10:00”, tha ai.

Haxhiu mori 56 vota, një më pak se herëve të tjera pasi Konjufca njoftoi se një deputet i tyre mungon. Bëhet fjalë për Nezir Krakin.

Haxhiut i duhen së paku 61 vota për tu bërë kryeparlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat