A tentoi Kurti të “peshkojë” deputetë të PDK-së? – tregon Qalaj

Aktuale

A tentoi Kurti të “peshkojë” deputetë të PDK-së? – tregon Qalaj

Më: 29 prill 2025 Në ora: 19:37
Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar zërat për një tentativë të mundshme nga kryeministri i dorëhequr Albin Kurti për të joshur deputetë të PDK-së.

“Nuk kam ndonjë informacion që ka pasur ndonjë tentativë. Për të qenë i sinqertë, jam në marrëdhënie shumë të mira me të gjithë deputetët e PDK-së, por nuk kam ndonjë të dhënë që z.Kurti ka tentuar të josh ndonjërin prej tyre. Ndoshta ka tentuar, nuk e di, por e ka të kotë”, tha Qalaj.

Ai theksoi se grupi parlamentar i PDK-së nuk do të bëjë asnjë lëvizje.

“Të gjithë deputetët e PDK-së, absolutisht të gjithë, pa asnjë përjashtim, nuk do të bëjnë asnjë lëvizje jashtë”, shtoi Qalaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat