Deputetja e betuar e VV-së, Albulena Haxhiu, njëkohësisht kandidate e kësaj partie për Kryetare të Kuvendit, e ka komentuar letrën e dërguar nga LDK-ja drejt Albin Kurtit.
Ajo tha se propozimi është i papranueshëm.
“E papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve, ne nuk kemi pasur zgjedhje para 2-3 vjetësh por para 3 muajve. Ka tendencë të hapur që vullneti i popullit të injorohet”, tha ajo.
Tutje, Haxhiu tha se ende mungon vullneti i opozitës për të dhënë kontributin që të konstituohet kuvendi.
“Për mua është i paqartë pozicioni i tyre që fare nuk marrin pjesë në votimin për komisionin. Është votim demokratik për shumë pozicione. Urojmë që të reflektojnë”, tha Haxhiu.