Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye

Aktuale

Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye

Më: 9 maj 2025 Në ora: 09:27
Deputeti i VV-së Dimal Basha

Deputeti i VV-së Dimal Basha ka thënë se Albulena Haxhiu është serish kandidate për kryetare të Kuvendit. Ndërsa ka thënë se opozita duhet ta zhbllokojë procesin.

“Presim me u zhblloku kuvendi. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re.

Është e paarsyeshme, votimin e hapur e refuzojnë po ashtu dhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dal faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhen me zhblloku kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve.

Është e drejtë e jona. Sbesoj që z.haxhiu është problemi. Ata janë fut në një rrugë pa kry. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, ka thënë Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat