Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta

Aktuale

Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta

Më: 13 maj 2025 Në ora: 21:26
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Lajmin e ka bërë të ditur OVL-UÇK.

Në njoftim pohohet se gjatë takimit u diskutua për gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale.

“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se OVL-UÇK sot protestoi ashpër kundër vizitës së presidentes së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat