Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë.
Pas takimit me liderët politikë të partive shqiptare, përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë janë parë duke hyrë në zyrën e presidentes Osmani.
Në takimin me liderët e partive politike shqiptare nuk ka pasur ndonjë lëvizje drejt tejkalimit të ngërçit të krijuar politik.
Kujtojmë se sot ka dështuar për të 16-tën herë konstituimi i Kuvendit të ri.