Kurti takoi ish-kryeministrin grek Papandreou

Aktuale

Kurti takoi ish-kryeministrin grek Papandreou

Më: 16 maj 2025 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Republikën e Greqisë.

Në njoftim thuhet se Kurti e Papandreou diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.

Papandreou po qëndron në Prishtinë.

Madje, ai gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat