Nis rivarrosja e eshtrave të dëshmorëve të Istogut

Aktuale

Nis rivarrosja e eshtrave të dëshmorëve të Istogut

Më: 19 maj 2025 Në ora: 15:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, ka filluar procesi i rivarrosjes së eshtrave të dëshmorëve të kësaj komune. Ky proces, i cili do të vazhdojë sipas një rendi të paracaktuar, do të zhvillohet në fshatrat e komunës.

Rivarrosja e eshtrave po realizohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM), institucionet komunale dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK).

Në këtë ngjarje, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

“Rivarrimi i eshtrave të dëshmorëve në një kompleks të përbashkët është një akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike. Sot, Istogu nderon bijtë dhe bijat më të mirë që i dhanë liri Kosovës. Bashkë me familjarët dhe bashkëluftëtarët, po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje”, thuhet në njoftimin e Komunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat