Hoxhaj takohet me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje për njohje të Kosovës

Aktuale

Hoxhaj takohet me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit: Mora përkrahje për njohje të Kosovës

Më: 19 maj 2025 Në ora: 20:44
Foto nga takimi

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se nga Talabani mori përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se zëvendëskryeministri i Kurdistanit mund ta vizitojë së shpejti Kosovën.

“Kënaqësi të takoj Qubad Talabanin, Zëvendëskryeministër i Kurdistanit në Irak. Biseduam për luftën e gjatë të popujve tanë për liri, për ballafaqimin tonë me gjenocidin, si dhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet vendeve tona.

Nga ai mora përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës! Gjithashtu, më premtoi se do ta vizitojë Kosovën në një të ardhme shumë të afërt”, ka shkruar Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat