Gashi: VV-ja po thotë “I kam numrat për qeveri, por jo edhe për Albulenën”

Aktuale

Gashi: VV-ja po thotë “I kam numrat për qeveri, por jo edhe për Albulenën”

Më: 25 maj 2025 Në ora: 11:46
Arben Gashi

Depueti i betuar nga radhët e LDK-së Arben Gashi, ka folur pas dështimit të 21-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai para mediave deklaroi se Albulena Haxhiut, suksesin ia mundëson partia e saj.

“Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj se është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë e tillë”, deklaroi Gashi.

Gashi theksoi se duhet të formohen sa më shpejt institucionet ose të shkohet në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat