Sociologu Fadil Maloku ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke e quajtur seancën e fundit të Kuvendit “turpëruese” dhe të 21-n me radhë që dështon.
Ai bën thirrje për një lëvizje të re gjithkombëtare, të ngjashme me atë të Lidhjes së Prizrenit, duke kritikuar ashpër klasën politike dhe institucionet që, sipas tij, janë të kriminalizuara, të korruptuara dhe të paafta për të çuar përpara shtetin.
Shkrimi i plotë:
Seancat e marrézisë, duhet përfunduar!
Duke përcjellur seancën turpëruese të 21-n me radhë, më shkon mendja se; Nëse dojmë të ecim me kombet tjera, neve na duhet një rilindje gjithkombëtare, apo një LÉVIZJE E RE (sikurse, ajo e Prizerenit që shembi iluzionet dhe rrenat e matrapazéve dhe kuislingëve të asaj kohe!) POLITIKE, ngase, me këta;
- DEPUTET të prangosur né miopinë e liderit;
- POLITIKAN të kriminalizuar,
- PROKUROR të korruptuar,
- GJYKATËS pa(këllçe)kurrizor,
- PROFESOR servila,
- PEDAGOG analfabeta funksional, pastaj
- GAZETAR mercenar,
- TREGTAR mashtrues,
- AKADEMIK senila;
- QEVERITAR të papërgjegjshēm e
- VETERANË të rrejshëm, KOSOVA s'ka shanse me u bë as; sovrane, as e pavarur, e as demokratike…🤔