Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku paka minuta para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e partisë që i takon për mosbashkëpunim me Vetëvendosjen.
“E kemi bërë të qartë se nuk e votojmë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe se nuk ka asnjë bashkëpunim”, tha Lushtaku.
Kujtojmë se pas 21 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mblidhet në përpjekjet e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhje e 9 shkurtit.
Seanca është planifikuar të nisë nga ora 11:00.