Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e sotëm në Gjakovë në lidhje me dyshime për keqpërdorime me patentë shoferë.
Aksioni është zhvilluar në autoshkollën “Kader”, ndërsa siç mëson media, në polici është shoqëruar pronari i saj, Sabri Arifaj.
Kujtojmë, se dyshimet e para lidhen me keqpërdorime të mundshme në procesin e pajisjes me patentë shofer, ndërsa hetimet janë në fazë aktive.
Aksioni është duke u udhëhequr nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit dhe pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.