Alija i FDH-së bën thirrje të ndalen sulmet ndaj Saranda Bogujevcit

Aktuale

Alija i FDH-së bën thirrje të ndalen sulmet ndaj Saranda Bogujevcit

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 21:58
Amer Alija

Amer Alija nga Fondi i të Drejtës Humanitare në “Rubikon” me Adriatik Klemendin ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj deputetes Saranda Bogujevci.

Alija tha se qëllimi i ekspozitës ishte të përkujtohet masakra e familjes Bogujevci, duke shtuar se me gjakun e martirëve nuk duhet të bëhet politikë.

“Duhet të vlerësuar kjo ekspozitë. Dhe, çdo dëshmi që dokumenton të kaluarën është në të mirë të shoqërisë dhe është mirë të dëgjojnë qytetarët serbë.

Si fmi, Saranda ka shkuar të dëshmuar në procese gjyqësore. Çdo iniciativë është mirësardhur dhe duhet të mbështetet”, tha Alija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat