“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti flet për garën në kryeqytet

Aktuale

“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti flet për garën në kryeqytet

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 23:04
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, duke thënë se Përparim Rama sipas tij e ka ‘‘shumë të vështirë’’ me fitu prapë.

Ahmeti ka thënë se nuk mund të thuash vazhdimisht se ‘‘nuk më kanë lanë’’.

‘‘Mendoj që Përparimi e ka shumë vështirë me fitu,  mendimi jem. Mendoj që ka një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe me trafik. Programet politike nuk t’i fitojnë zgjedhjet, zgjedhjet t’i fitojnë më thënë kështu, në qoftë se mundesh me instalu tek qytetarë atë që ke dashtë me bë. Në zgjedhjet e para kur kam shku unë kam thanë tri sene, autobusat, çerdhet edhe uji.

Qato tri sene ju patën kalitë njerëzve në kry. Trafiku është problem i jashtëzakonshëm. Dhe kjo lufta me qeverinë, mundesh me bë një vit dy, me thonë nuk më kanë lanë, por nuk mundesh, se në fund të fundit nuk iu intereson.  Çështja është a ke kry punë’’, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat