Lushtaku: Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregohet unitet

Aktuale

Lushtaku: Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregohet unitet

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 10:57
Mergim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar me tone ironike qasjen e mazhorancës karshi procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregohet unitet.

Po tregohet komfortësi nga mazhoranca dhe nuk ka reflektim që t’i ndryshojnë edhe veprimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore.

Po shihet qartë se po dojnë të neglizhojnë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe kështu po trashen në një farë forme problemet e qytetarëve.

Rroga ju ec edhe deputetëve edhe qeverisë, lluksi i qeverisë po ec edhe më shumë se çdo sen”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat