Shqipëri-Serbi/ Veseli: Të këndohet për Adem Jasharin – Mesazh i fuqishëm për unitet kombëtar

Aktuale

Shqipëri-Serbi/ Veseli: Të këndohet për Adem Jasharin – Mesazh i fuqishëm për unitet kombëtar

Nga: A.SH Më: 7 qershor 2025 Në ora: 13:16
Shqiperia

Në një mesazh emocional, e ka bërë ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli sa i përket ndeshjes Shqipëri-Serbi, duke bërë thirrje që shqiptarët kudo që janë të këndojnë për heroin Adem Jashari dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

"Mos i prekni ata që s’kanë histori, por vetëm urrejtje e gjak. Kënga për Adem Jasharin dhe Amerika i tmerron ata", thuhet në mesazh.

Postimi i plotë:

Shqipëria e tanë shqiptarët sot, duhet vetëm të këndojnë.

Ti këndojnë Adem Jasharit dhe UÇK-së.

Mos i prekni e as mos i sulmoni se ata janë të lig. Ata s’kanë histori.

Ata kanë veq urretje, gjak e gjenocid.

Kënga e Adem Jasharit dhe Amerika i tmerron dhe ua humb rrugën në fushë të gjelbërt.

Shqipnia jona të paqim lulen ma të bukur në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat