Seanca çdo 48 orë në Kuvend, Haziri: Ardhja është bërë si në varreza

Aktuale

Seanca çdo 48 orë në Kuvend, Haziri: Ardhja është bërë si në varreza

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 11:34
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se nuk ka ende asnjë marrëveshje të zbardhur politike, dhe se në Kuvend po takohen vetëm për procedurë.

Sipas tij, procedura një ditë po një ditë jo në Kuvend, nuk ka fund.

“Fatkeqësisht është bërë ardhja si në varreza”, u shpreh Haziri.

Më tej, nënkryetari i LDK-së, tha se VV-ja duhet t’i bind deputetër për qëllime politike jo për përdorim.

“Qoftë me u trafiku, ose me bë lëvizje për një përdorim. Mendoj që duhet të ketë përpjekje të një ndërtimi të një mekanizmi të brendshëm”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat