Mandati i EULEX-it/ OVL-UÇK i drejtohet Presidentes Osmani

Aktuale

Mandati i EULEX-it/ OVL-UÇK i drejtohet Presidentes Osmani

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 19:54
OVL-UÇK

OVL e UÇK-së i ka drejtuar një letër zyrtare presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara.

Përmes letrës, OVL e UÇK-së, bën të ditur se duan të dinë nëse është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale,.

Po ashtu, kanë pyetur nëse ka pasur shkëmbim të ri letrash mes Osmanit dhe Përfaqësueses së Lartë aktuale të BE-së, Kaja Kallas.

Nga OVL e UÇK-së thanë se janë të interesuar drejtpërdrejtë në proces, duke qenë se bashkëluftëtarët tanë ndodhen aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat