“Mos e ndalni prodhimin”, bizneset kërkojnë nga ZRRE-ja anlumin e vendimit

Aktuale

“Mos e ndalni prodhimin”, bizneset kërkojnë nga ZRRE-ja anlumin e vendimit

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 11:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka nisur protesta e bizneseve, punëtorëve dhe qytetarëve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRR) për tregun e lirë të energjisë, që ka hyrë në fuqi me një qershor (1 qershor), raporton KosovaPress.

“Mos na ndalni prodhimin”, “Importi falënderon ZRRE-në për ndihmën”, “Mos e ndal zhvillimin ekonomik”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna tha se janë mbledhur kundër një padrejtësise që po i bëhet biznesve të vendit. Ai kërkon një fëzë të tranzicionit dhe një paketë për të ndihmuar bisneset qe të mos ndikojë në uljen apo mbylljen e biznesit.

Ai kërkon që brenda dhjetë ditëve ZRRE ta anuloj këtë vendim.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. Skënder Krasniqi u shpreh se Qeveria i ndau para disa ditëve mbi 30 milionë euro për pagat të sektorit publik e sipas tij “aq i duhen sektorit privat për të mos ndalet puna”.

Protesta e organizuar nga dhomat e tregtisë dhe industrisë në Kosovë ka nisur nga ora njëmbëdhjetë (11:00) në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe do të zgjasë deri në orën 12:00.

Protestuesit do të vazhdojnë marshin e tyre derti tek zyrat e ZRRE-së.

Një numër i madh i personave është parë të jetë i pranishëm në këtë protestë.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat