Nga Osaka drejt Tokios me tren, Vjosa Osmani gati për takime bilaterale

Aktuale

Nga Osaka drejt Tokios me tren, Vjosa Osmani gati për takime bilaterale

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 14:43
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur nga Osaka drejt Tokios me tren për takime të rëndësishme.

Përmes një postimi në Facebook ku ndau një video brenda trenit, ajo tha se në Tokio do të takohet me perandorin e Japonisë, kryeministrin e këtij shteti, biznese dhe organizata të tjera.

“Rrugës në tren për në Tokio nga Osaka ku Republika e Kosovës kishte një ditë të suksesshme të prezantimit të saj EXPO 2025.

Tani në Tokio kemi agjendë të ngjeshur me takime bitalerale me perandorin e Japonisë, poashtu kryeministrin e Japonisë, me biznese dhe organizata të tjera.

Kemi raporte të fuqishme të cilat shpresojmë që do të thellohen edhe më tej”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat