Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit. Ajo ka bërë të ditur se kësaj radhe po uron nga Tokio.
Presidentja Osmani shkruan se kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve.
Postimi i plotë:
Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj rradhe nga Tokio!
Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë. Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë.
Liria na bashkon - sot dhe përherë.