Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë

Aktuale

Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 09:19
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Perandori i Japonisë, gjatë qëndrimit të saj në Tokio.

Në këtë takim sipas komunikatës, Osmani ka falënderuar Japoninë për mbështjen ndaj Kosovës duke theksuar edhe raportet miqësore ndërmjet dy vendëve.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.

Presidentja ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve. Presidentja Osmani e falënderoi Perandorin për mikpritjen dhe i uroi popullit japonez mirëqenie, shëndet dhe përparim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat