Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Aktuale

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 00:21
Lulzim Syla

Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla, ka folur mbi situatën e krijuar së fundi, ku nga KESCO është paralajmëruar se KEK-u nuk do të  prodhojë asnjë megavat rrymë.

Syla tha se duhet të shihet realisht se si është gjendja e kapaciteteve prodhuese energjetike, pasi tha se ato mund të lëvizin varësisht prej kërkesës për energji elektrike.

“Edhe nga ana e KEDS-it mund të jetë një gabim në interpretim dhe mund të jetë deklaratë e ngutshme pasi nuk është një kompani e zakonshme, por është kompani që ka përgjegjësi të madhe në këtë aspekt”.

“Është absurde në qoftë se është lëshuar një gabim i tillë nga ana e zyrtarëve, qoftë të KEK-ut, qoftë të KEDS-it që të provohet një masë e tillë e qytetarëve me qëllim që të dilet me reagim apo analizë nga ana e gazetarëve”, tha Syla në Edicionin Special.

Tutje, ai u shpreh se duhet pritur nga zyrtarët e KEK-ut dhe KEDS-it për ndonjë njoftim nesër në mëngjes për të parë se cilat do të jenë kapacitet prodhuese dhe niveli i konsumit të energjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat