Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj partive politike në Kosovë për, siç tha ai, mosveprim dhe mungesë angazhimi konkret në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen në Hagë.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today” , Haradinaj përmendi veçanërisht Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke u bërë thirrje që të ndërmarrin hapa realë në mbrojtje të katërshes së UÇK-së.
“Mua më intereson çka bën konkretisht tash PDK.
Çka bëjnë ata që thirren në emër të liderëve që kanë? E njëjta vlen edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, që thirren në emër të Rexhep Selimit dhe e kanë pikë referuese atë, por nuk bëjnë asgjë, as këta që janë në qeveri, as këta tjerët këtu”, deklaroi Haradinaj